Erjon Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg, vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin për ndryshimin e masës arrest në burg.
Veliaj kundër Presidentit, padit në Kushtetuese edhe dekretin për datën e zgjedhjeve në Tiranë: Nëse gjykata nuk e…

Kolegji penal shpalli të pabazuar kërkesën e avokatëve të Veliaj, i cili në rekurs dhe në qëndrimin e shtuar mbasi u shkarkua i tha gjykatës së lartë se nuk e mbante më detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kjo rrethanë edhe të tjera si mbyllja e hetimeve, mungesa e rrezikshmërisë, nuk u pranuan nga Gjykata e Lartë.
Menjëherë pas këtij vendimi që refuzoi garancinë pasurore , mbrojtësit njoftuan se kishin bërë një tjetër shtesë ankimi në gjykatën kushtetuese tek e cila kërkojnë zgjidhje për shkarkimin e kryebashkiakut.
Duke e zhvendosur fushën e betejës nga kërkimi i lirisë dhe refuzimi i shkarkimit, tek dekreti i presidentit që caktoi datën 9 nëntor si ditë zgjedhjesh për kryebashkiakun e ri, avokatët kundërshtojnë presidentin Bajram Begaj.
Kërkesa është pezullimi i pjesshëm i dekretit pra nëse nëntë nëntori do të këtë zgjedhje të pjesshme për gjashtë bashki, në Tiranë nuk duhet të ndodhin sipas avokatëve të Erjon Veliaj.