VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT – Përplasja epike mes Belinda Ballukut dhe Klevis Balliut:

Një debat i zjarrtë mes zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish-deputetit Klevis Balliu po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime.

Gjatë diskutimit, Balluku i drejtohet me ironi:

👉 “Më fal, ty mund të të quaj bukurosh?”

Pas një pauze të shkurtër, ajo e përsërit:

👉 “Ti, bukurosh, mos fol për momentin…”

Por Klevis Balliu i kthehet menjëherë me një reagim thumbues:

👉 “Zonja Balluku, e para faleminderit që më the bukurosh, por më bukuroshe je ti që je bërë me lekët e shqiptarëve. Këtu është diferenca e madhe. Por do ishte më mirë të na flisje për ‘Tigrin 1’ dhe ‘Tigrin 3’, dhe të na shpjegoje si është e mundur që një kilometër rrugë të kushtojë 25 milionë euro, kur në çdo vend tjetër të botës është shumë më lirë.”

Kjo përplasje është bërë virale, duke hapur debat të madh në publik për ironinë, akuzat dhe mënyrën e komunikimit mes politikanëve shqiptarë.

More posts