Adoleshentja 16-vjeçare, e cila dje (1 Tetor) humbi jetën pas një akti të rëndë, udhëtoi nga Kamza drejt një pallati në ndërtim në kryeqytet. Sipas raportimeve, para ngjarjes, vajza kishte filmuar veten duke u ngjitur në shkallët e pallatit.
“Tragjedi në kryeqytet: 16-vjeçarja udhëtoi nga Kamza dhe humbi jetën në pallat në ndërtim, çfarë iu gjet në çantë”

Ka dyshime se 16-vjeçarja mund të ketë pasur probleme familjare, ndërsa në çantën e saj janë gjetur disa ilaçe. Banorët raportojnë se adoleshentja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur largimin e punëtorëve, për të kryer aktin.
Familjarët ende nuk kanë dhënë deklarata për policinë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Zona ku ndodhi ngjarja ndodhet larg banesës së saj. Autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.