Panorama.al ka siguruar pamjet nga aksidenti me fatalitet që ndodhi sot rreth orës 11:30 në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Përplasja përfshiu dy automjete, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza”, që transportonte ujë.
“Makina e firmës ‘Lajthiza’ përplas automjetin tjetër, ka një viktimë ”

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën pasagjerja e makinës tip Volkswagen, identifikuar si Erjola Sinani, 41 vjeç. Një tjetër person ndodhet në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit të policisë:
“Rreth orës 11:30, automjeti me drejtues shtetasen A. Sh., u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi D. K. Si pasojë humbi jetën pasagjerja, shtetasja E. S., 41 vjeçe.”
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.