Sot, rreth orës 10:50, një sherr i dhunshëm midis të miturve ka tronditur rrugën pranë gjimnazit në Kamëz, te bulevardi “Nënë Tereza”. Dy 16-vjeçarë u dërguan urgjent në spital, dyshohet të plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa një tjetër u lëndua lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Detaje nga konflikti në Kamëz përleshje e dhunshme mes të miturve me thika, tre të rinj dërgohen në spital”

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po merr deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon intensivisht për të identifikuar dhe kapur të gjithë të përfshirët, duke zbardhur rrethanat e këtij konflikti të paprecedentë midis adoleshentëve.