Panik në Fier! Përplasje me th*kë mes dy burrave, ja si është gjëndja e tyre shëndetësore

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur këtë të enjte në Fier, ku një 30-vjeçar është plagosur me thikë nga një 38-vjeçar, për motive të dobëta.

Policia njofton se autori, N. Xh., është arrestuar në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Personit, ndërsa i lënduari, N.K., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si provë materiale, u sekuestrua mjeti prerës që përdori autori.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit, dhe hetimet për rrethanat e sakta vijojnë.

More posts