Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Bilisht–Kapshticë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Tragjedi!Përplasen dy makina, humb jetën një pasagjer!

Nga informacionet paraprake, dyshohet se një nga pasagjerët ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.