“Rama hoqi qafe Veliajn për dy arsye! Ish-deputeti demokrat zbulon prapaskenat”

Kadilli: Rama e flijoi Veliajn për dy arsye, shpëtim personal dhe poshtërim të opozitës!

Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, mes tyre edhe në Tiranë.

Kadilli tha se Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 8 muajsh në arrest, ka vetëm një rrugë për të rifituar zemrat e publikut: të bëhet “i penduari i drejtësisë”.

Sipas tij, Edi Rama është distancuar qëllimisht nga Veliaj për dy arsye kryesore:

1️⃣ Për të hequr nga vetja përgjegjësinë politike e juridike të bashkëpunëtorit më të afërt, duke treguar se PS nuk i mbron më njerëzit e saj para drejtësisë.

2️⃣ Për të përfituar nga dobësia e opozitës me një ballafaqim të shpejtë elektoral, që do t’i jepte mazhorancës një fitore të thellë dhe poshtëruese për kundërshtarët.

“Veliaj ka shansin ta rikuperojë imazhin vetëm si i penduar i drejtësisë. Rama, ndërkohë, kërkon një test elektoral për të turpëruar opozitën që është në kaos total,” – u shpreh Kadilli.

More posts