Edi Rama pritet nga Mbreti i Danimarkës. Kush është fokusi i takimit…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Danimarkë, ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë.

Rama u mirëprit nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës.

Samiti i cili do të zhvillohet ditën e enjte e ku do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë. Atje do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

More posts