Një situatë e paprecedentë dhe e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët ka ndodhur para pak minutash tek Bulevardi Zogu i Parë.
Çmenduri shqiptare/ Benzi futet kundravajtje tek Zogu i Parë

Sipas denoncuesit, Benzi në foto ka përshkruar rrugën e “Brrakës” dhe në dalje, aty ku tabela e detyron të kthehet djathtas me drejtim nga “Shkencat e Natyrës”, ky drejtues i papërgjegjshëm merr drejtimin majtas, nga ana e stacionit të trenit, duke u pozicionuar përballë automjeteve që vinin përballë në rrugën e tyre.


Kjo sjellje e papranueshme, e rrezikshme dhe vandale duhet të jetë në vëmendje të Policisë Rrugore, pasi janë pikërisht drejtues të tillë, të papërgjegjshëm, pa njohuri drejtimi ose nën efekt alkooli apo substancash të cilët kthehen në rrezik për jetën e personave të tjerë të cilët nuk
I kanë asnjë borxh këtij individi dhe si të ngjashmëve të tij.