Një tragjedi ka tronditur Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë, vetëm 28 vjeç, humbi jetën në mënyrë të papritur pas një alergjie të fortë ndaj një antibiotiku.
Alarm: 28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë nga trajtimi i gabuar (Detajet rrëqethëse)

Sipas mediave greke, e reja ishte paraqitur në spital me dhimbje barku dhe ndodhej në muajin e parë të shtatzënisë. Ajo ishte nënë e një fëmije tjetër, ndërsa familja e saj është shokuar nga humbja e befasishme.
Fillimisht, pacientja u shtrua për trajtim të mëtejshëm, por gjendja e saj u rëndua me shpejtësi, duke detyruar mjekët ta transferonin menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 28-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.
Administrata e spitalit ka hapur një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse ka pasur neglizhencë apo vonesa në trajtimin e saj. Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe pikëllim të madh në opinionin publik grek.