“‘Po ta rrit fëmijën një person me ngjyrë’ – Getinjo i përgjigjet ashpër ndjekësit!”

Reperi Getinjo mbështet Karim Adeyemin për marrëdhënien me mbesën e tij

Reperi i njohur Getinjo ka reaguar në një video live në TikTok pas komenteve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me raportin e vajzës së Mozzik dhe Loredanës, Hanës, me bashkëshortin e këngëtares, futbollistin Karim Adeyemi.

Getinjo theksoi se Hana ka krijuar një lidhje të veçantë me Adeyemin, duke marrë edhe dedikime publike nga futbollisti, dhe se kujdesi i tij për mbesën e tij meriton respekt:

“Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet.”

Ai gjithashtu dënoi gjuhën raciste që është përdorur ndaj futbollistit, duke e cilësuar të padrejtë dhe të dëmshme, dhe shtoi se raporti i Hanës me Adeyemin duhet parë si një shembull pozitiv i kujdesit dhe dashurisë.

Getinjo vuri në pah se Hana gjithmonë e ka derën e hapur te babai i saj, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe dashurisë në marrëdhëniet familjare.

More posts