Shqipëri: Në emisionin “Me Zemër të Hapur” me autoren dhe moderatoren Evis Ahmeti u trajtua historia e një vajze 15-vjeçare e cila është larguar nga shtëpia prej një muaji.
“Tronditëse: Shoqja mohon të ketë strehuar adoleshenten – ja çfarë zbuloi për TikTok dhe djemtë më të mëdhenj”

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, shoqja e 15-vjeçares reagoi pas deklaratave të babait të saj. Ajo tregoi se prej dy muajsh kishte ndërprerë çdo kontakt me të, dhe se për shkak të veprimeve të saj kishte përfunduar në polici.
Shoqja e vajzës shtoi se 15-vjeçarja shoqërohej me djem më të mëdhenj në moshë dhe i gënjente për vitet e saj:
“Jo, unë nuk jam më shoqja e saj. Kam ndërprerë çdo kontakt dy muaj më parë, sepse për faj të saj kam shkuar në polici. Ajo më gënjente. Vera mund të jetë ose në Tiranë, ose në Durrës. Kam folur me të në TikTok, por më pas më bllokoi. Nuk dëshiron të kthehet në shtëpi. Ajo shoqërohet me djem më të mëdhenj se ajo dhe nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia. Më thoshte se ata djem janë kushërinj dhe i kishte njohur nëpërmjet TikTok, duke i thënë se ishte 17-vjeç.”
Policia dhe familjarët po vazhdojnë kërkimet për të rikthyer 15-vjeçaren në shtëpi dhe për të siguruar mirëqenien e saj.