Tiranë: Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një aksion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, në kuadër të operacionit të koduar “Kombinimi”.
“Rrjet kriminal shkatërruar! Drogë, armë dhe granata zbulohet nga Policia e Tiranës”(Emrat)

Nga operacioni, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, u arrestuan dy persona me precedentë penalë: Agron Tafaj, 53 vjeç, nga Gjormi i Laçit, dhe Tajson Tafa, 27 vjeç, banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë në zonën e Bathores duke lëvizur me dy automjete të ndryshme.
Pas kontrolleve të kryera në banesat e tyre, Policia sekuestroi:
Në Gjormë: 48 bimë dhe 120 fidanë kanabis, 7 kg kanabis, 4 kallëpe tritol, 2 granata, 2 ndezësa dhe 7 fitila detonatorë, 3 kuti me ndezësa minash luftarake; Në Tiranë: 1 kg kanabis, 1 peshore elektronike, 1 thikë dhe 1 shufër metalike.
Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.