Shkodër: Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale të qytetit, një fëmijë 2-vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë, duke pësuar djegie të rënda.
“Tragjedi në Shkodër: Aksident në banesat sociale, vogëlushja 2-vjeç dërgohet në QSUT”

Vajza mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas u transportua për trajtim të specializuar në QSUT, ku ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa familjarët janë në gjendje shqetësimi për shëndetin e vogëlushes.