“Alarm astrologjik për Kombëtaren! Ja çfarë parashikon Meri Shehu për ndeshjen Shqipëri-Serbi”

Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimet për 12 shenjat e horoskopit për muajin tetor. Sipas saj, data 11 tetor do të jetë një ditë e vështirë për të gjithë.

Moderatori Blendi Salaj e pyeti për ndeshjen e shumëpritur të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë:

“Më datën 11, Shqipëria përballet me Serbinë. Ke ndonjë parashikim?”

Meri Shehu tha se kjo ditë është sfiduese, dhe për këtë arsye parashikon një barazim:

“Kur janë ndeshjet e vështira, jam te barazimi. Nuk mund të jap energji fitoreje, ka shumë rrethana që ndikojnë. Shpresojmë te barazimi.”

Sipas saj, barazimi do të jetë 0-0, ndërsa shtoi me humor se Shqipëria mund të ketë avantazh minimal nëse Serbia është e lodhur nga ndeshjet e fundit:

“Ata kanë ngrënë shumë nga Anglia, ne mund t’ia marrim me golavarzh, mos të hamë shumë gola. Por unë e lë te barazimi, sepse është ditë e vështirë.”

More posts