Kriza e radhës po vjen? BQE: Familjet duhet të kenë rezerva parash në shtëpi”

Banka Qendrore Evropiane (BQE) paralajmëron se familjet në vendet e BE-së duhet të kenë gjithmonë para cash në shtëpi, si një formë sigurie në raste emergjencash. Sipas studimit të publikuar këtë të mërkurë, kartëmonedhat mbeten “mbrojtja jetike” kur sistemet dixhitale dështojnë, duke garantuar funksionimin e pagesave edhe në situata krizash.

Dokumenti rekomandon që shtetet anëtare të ndjekin shembullin e Holandës, Austrisë dhe Finlandës, ku qytetarët këshillohen të grumbullojnë para të gatshme për çdo skenar të papritur.

Ky apel lidhet me dobësitë e ekspozuara gjatë luftës në Ukrainë, pandemisë Covid-19 dhe fatkeqësive natyrore si zjarret apo përmbytjet, të cilat paralizuan herë pas here shërbimet bazë në disa vende evropiane.

“Paratë e gatshme janë si një gomë rezervë për sistemin financiar – nuk të duhen çdo ditë, por janë të pazëvendësueshme kur gjithçka tjetër dështon,” shkruajnë ekspertët e BQE-së.

Vetëm gjatë pandemisë, qytetarët e BE-së shtuan mbi 140 miliardë euro në para fizike brenda dy vitesh, shifër shumë më e lartë se rritja mesatare vjetore prej 55 miliardë eurosh.

Në disa shtete tashmë po merren masa: Finlanda po instalon bankomate të paprekshme nga ndërprerjet, të afta të shpërndajnë para edhe kur sistemet kryesore bankare bien

More posts