Deputeti socialist në largim, Petro Koçi ka komentuar për herë të parë publikisht stilin e disa prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, duke i konsideruar disa sjellje të tyre si të papërshtatshme për imazhin e partisë.
Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjine Çaushit: Nuk është ky…

Koçi u ndal veçanërisht te rasti i Zegjine Çaushit në Qarkun e Fierit, e cila u bë virale në rrjetet sociale për videot thumbuese ndaj Gazment Bardhit.
“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze” u shpreh Koçi.
I pyetur nëse të rinjtë që dolën nga zgjedhjet e fundit janë e ardhmja e PS-së, Koçi tha se kjo do të varet nga rruga që ndjekin dhe nga stërvitja politike që marrin.
“Si brez janë e ardhmja, por si persona do të varet. Disa prej tyre do të jenë vërtet talente sepse edhe do të stërviten dhe kaliten,” përfundoi Koçi.