Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Polenë të Korçës, ku një 25-vjeçar është gjetur i pajetë nga banorët. Sipas informacionit të policisë, viktima, identifikuar si E.K., dyshohet se ka i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit nga i cili vuante. Trupi i të riut është gjetur rreth orës 12:20, ndërkohë që nuk janë konstatuar shenja dhune pas një kontrolli të kryer mbi trupin e tij.
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Korçë, vuante nga depresioni

Rreth orës 12:20, në fshatin Polenë, është gjetur nga banorët e zonës, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. K., 25 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, bëri me dije policia vendore, teksa hetimet mbeten ende aktive. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.