Mjeku zbulon mrekullinë në trupin e Charlie Kirk pas vrasjes së tij

Andrew Kolvet, zëdhënës i Turning Point USA, ka treguar një detaj të papritur lidhur me momentin kur u vra aktivisti konservator Charlie Kirk më 10 shtator në Utah.

Sipas tij, kirurgu që e trajtoi Kirkun e ka cilësuar një “mrekulli absolute” faktin që plumbi nuk doli nga trupi i tij, pasi pas shënjestrës qëndronin dhjetëra studentë dhe të ftuar. Një plumb i tillë, me fuqi të lartë, zakonisht kalon tej trupit dhe mund të kishte shkaktuar viktima të tjera

Edhe në vdekje, Charlie arriti të shpëtojë jetë,” – u shpreh Kolvet, duke shtuar se mjeku e kishte përshkruar densitetin e kockave të tij si të jashtëzakonshëm, çka pengoi daljen e plumbit.

Ky detaj i publikuar nga Kolvet është cilësuar si një nga momentet më prekëse pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik në SHBA.

More posts