Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili do të pasojë UIsi Manjën.

Më tej kreu i qeverisë, vlerësoi punën e admionistratës publike e cila sipas tij është vlerësuar maksimalisht në Bruksel.

Rama deklaroi se edhe vetë ai ishte i pasigurt se si do të përballohej fluksi i punës nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave.

Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam. Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë” tha Rama.

More posts