Erdogan niset drejt New York-ut, do të diskutojë me Trump për Palestinën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është nisur sot, 21 shtator, drejt New York-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). 

Para nisjes, ai ka deklaruar se do të ngrejë në fokus të takimeve të tij çështjen e masakrave të Izraelit në Gaza dhe shprehu shpresën që njohja më e gjerë ndërkombëtare e Palestinës të përshpejtojë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Erdogan theksoi se gjatë vizitës do të diskutojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë dhe industrisë së mbrojtjes me Presidentin amerikan Donald Trump, si dhe do të takohet me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.

Takimi ynë me Presidentin Trump do të kontribuojë në përfundimin e luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë brenda kuadrit të vizionit tonë të përbashkët për paqen globale, dhe do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”, ka theksuar më herët Erdogan.

Qëndrimi i Erdoganit ndaj Palestinës është i qartë: ai kërkon ndërgjegjësim ndërkombëtar për të drejtën e popullit palestinez dhe përfundimin e dhunës, duke e vendosur këtë çështje në qendër të agjendës së vizitës së tij në SHBA.

More posts