Demokrati Klevis Balliu u pyet nëse do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Klevis Balliu kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet çuni i Fahriut…

I vendosur përballë kritikave të gazetarëve për mungesën e një kandidati nga PD për këtë garë, duke qenë se prej muajsh pritej shkarkimi i Erion Veliajt dhe shkuarja në zgjedhje të pjesshme, Balliu tha se asnjë nga kolegët e tij nuk e përjashton mundësin për të garuar.
“S’e përjashtoj unë. S’e përjashtoj garën. Asnjëherë nuk e përjashtoj unë garën. Do duhet ta mendoj, do duhet të shikoj veten, do duhet ta mendoj garën, por nuk e përjashtoj. Dhe mua që më pyesni ju, nuk e di nëse e dua apo jo. Por unë nuk mund ta përjashtoj. Nuk mund të të them as po as jo. Sepse e para nuk ka asnjë diskutim. E dyta nuk e dimë me çfarë formati do shkojmë, e treta nuk e dimë a do të ketë kohë për të bërë Primare. T’ju them unë ju që nuk do futem, nuk e them dot. Kandidatë do ketë. PD do të jetë në zgjedhjet e bashkisë së Tiranës kurdo që ato të jenë me një kandidat të vetin. Jam i bindur që asnjë nga kolegët nuk e përjashton si garë. Dhe kolegë të tjerë nuk e përjashtojnë si proces dhe për këtë ju garantoj unë. Jo çdo njeri do të bëjë garë për pushtetin lokal, ka një fizionomi, ose një profil politik ndryshe. Mos prisni çdo njeri të dojë të bëhet kryetar bashkie. Ka njerëz që nuk duan”, tha Balliu.