Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ai ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim.
Spartak Ngjela: Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerzit e durojnë sepse ai që e konkuron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.
Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet.
Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion. Atëhere?
Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re?