Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe shërbimin, ndaj ndikimi i eklipsit do të ndjehet si një shtysë për të riorganizuar jetën, për të hequr dorë nga ajo që nuk na shërben më dhe për të përqafuar modele më të shëndetshme sjelljeje.
Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit! Çfarë parashikohet për secilën

Ashtu si te eklipset hënore, edhe ky eklips diellor do të ndihet për muaj të tërë, në varësi të shtëpive astrologjike të secilit në hartën personale.
Shumë njerëz gjatë këtij periudhë do të kuptojnë se çfarë i rëndon dhe do të marrin hapa konkretë drejt ndryshimit, qoftë në trup, mendje, punë apo marrëdhënie.
Eklipsi gjithmonë simbolizon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një të riu. Më 21 shtator, do të kemi mundësinë të lirohemi nga zakonet që na bllokojnë energjinë. Megjithëse mund të ndihemi të pasigurt (sepse Virgjëresha kërkon perfeksion), kjo është një periudhë që na mëson se mjafton të fillojmë me hapa të vegjël.
Ky tranzit vë në pah veçanërisht çështjet e shëndetit, rutinës dhe menaxhimit të kohës. Nëse kemi humbur ekuilibrin mes detyrimeve dhe qetësisë personale, ky është momenti për ta rikthyer.