Deputeti socialist, Erion Braçe, përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
Socialisti Erion Braçe i nxjerr mesazhin Anuela Ristanit: Arrogante! Hidhi sytë…

Erion Braçe flet për një masakër mjedisore, pasi sipas tij në zonën e Selitës koshat e mbeturinave ndodhen pranë kopshtit, postës dhe qendrës shëndetësore.
Braçe thekson se Ristani është një arrogante ndërsa tregon me video edhe mesazhin e saj ironik, ku ajo i dërgon numrin e një administratori në zonë dhe i thotë socialistit “që të adresosh saktë videon e radhës”.
Sipas socialistit Erion Braçe, nuk është marrë asnjë masë për problematikën që e ka denoncuar që në muajin shkurt.