Të gjithë çiftet më fëmijë nën 18 vjeç, duke nisur nga ky vit do të kenë disa procedura të reja tatimore, në mënyrë që të përfitojnë ribursimet që parashikon ligji i tatimit të mbi të ardhurat.
Kompensim me para për fëmijët nën 18 vjeç, kujdes: Ruani faturat për…

Konkretisht prindi më të ardhurat më të larta në familje do t’i rimbursohen 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Po kush ka të drejtë të përfitojë këtë rimbursim?
“Të gjithë ato familje apo individë që do të plotësojnë në DIVEN në 2026, për llogari të vitti 2025 do të duhet të bëjnë dhe një aplikim në tatime për rimbursim. Ky aplikim shoqërohet me një certifikatë familjare. Nëse ka dy fëmijë, familja do të përfitojë rimbursim 48.000 x 2. Për këtë procedurë prindërit nuk kanë asnjë detyrim shtesë, përveç plotësimit të deklaratës. Duke qenë se përfitues janë gati 300 mijë familje, do të shihet në vitin e ardhshëm se si do të reagojë administrata tatimore, sa e shpejt do të jetë ajo në menaxhimin e këtij procesi”, sqaron Armand Hysko, kontabilist.
Por ligji parashikon dhe një tjetër kompensim për fëmijët në shumën 100 mijë lekë në vit, vetëm për qëllim arsimi. Kushti është nëse të ardhurat janë më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit.
Edhe për këtë procedurë aplikon prindi me të ardhuart më të larta, mes të dyve. Por që të përfitohet ky kompensim, prindërit që sot duhet të ruajnë faturat e shkollës apo fatura e kursve për arsimim. Nëse prindërit nuk e dokumetojnë me fatura shpenzimesh, ata do të përfitojnë aq fatura sa do të dorëzojnë kur të kryejnë aplikimin.