Guri i Nuses” në Xibër të Matit – Legjenda që ‘marton’ ata që e shkelin. Në Shqipërinë e thellë rurale, mes maleve dhe historive të lashta, shpeshherë fshihen vende magjike, të mbushura me besime popullore që ruhen brez pas brezi.
Ku ndodhet në Shqipëri “Guri i nuses” që bën mrekullira, martohesh nëse e shkel

Një nga këto është “Guri i Nuses”, i ndodhur në fshatin Xibër të Matit, një zonë e njohur për natyrën e egër, mikpritjen dhe legjendat e saj të veçanta.
Emisioni “Vizioni i Pasdites”, këtë javë ka ndaluar pikërisht në këtë vend të veçantë, ku gazetarja Klevisa Gjika sjell për publikun një reportazh nga një realitet i rrallë dhe prekës – një gur i zakonshëm në pamje, por që për banorët është një simbol me fuqi të jashtëzakonshme.
Çfarë është “Guri i Nuses”?
Sipas rrëfimeve të banorëve lokalë, “Guri i Nuses” është një gur me përmasa të mëdha, i cili ndodhet në një zonë të hapur dhe është kthyer në një lloj pelegrinazhi për vajzat dhe djemtë që janë ende beqarë. Besimi popullor thotë se kush e shkel këtë gur, shumë shpejt martohet, madje me shpirtin e vet binjak.
Një vend fatsjellës për beqarët
“Është gur që sjell fat në dashuri”, thonë banorët, të cilët e konsiderojnë këtë vend të shenjtë. Disa madje rrëfejnë raste konkrete kur vajza apo djem që e kanë shkelur gurin, brenda vitit janë martuar, ose kanë gjetur partnerin ideal.