Opozita në Kuvend po përgatitet për një lëvizje të re taktike, duke planifikuar të strukturohet në tre grupe parlamentare të veçanta. Kjo strategji synon të shfrytëzojë rregulloren e Kuvendit, e cila u jep më shumë kohë në foltore partive që përfaqësohen me më shumë grupe.
“Loja e numrave në Kuvend: Opozita krijon tre grupe për më shumë zë”

Sipas gazetarit Osman Stafa, përveç grupit parlamentar zyrtar të Partisë Demokratike, që do të drejtohet nga Gazment Bardhi, pritet të ngrihen edhe dy grupe të tjera:
Grupi i Partisë së Lirisë, që ka nevojë të marrë të paktën 3 deputetë nga PD për të plotësuar numrin e kërkuar; Grupi i Aleatëve, i cili synon të marrë rreth 4 deputetë demokratë për t’u konsoliduar.
Takimi i sotëm në Kryesinë e Kuvendit mes krerëve të grupeve parlamentare ka vënë në qendër pikërisht këtë ristrukturim. Burimet brenda opozitës thonë se lëvizja nuk lidhet me ndarje politike, por me një strategji për të rritur hapësirën e debatit në seancat plenare.