Ania, një 35-vjeçare që jeton ende me prindërit, rrëfen historinë e saj të pazakontë dhe shpesh të keqkuptuar nga shoqëria. Ajo thotë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie romantike dhe se është ende e virgjër, gjë që e bën shpesh të ndihet si “një relike e së shkuarës”.
“‘Jam 35 vjeç dhe ende e v*rgjër’: Historia që po prek zemrat e mijëra njerëzve”

Problemet nisën që në moshën 16-vjeçare, kur Ania u përball me depresion dhe ankth, duke e izoluar nga shoqëria dhe duke i humbur, siç thotë vetë, “vitet e bukura të adoleshencës”. Sot, pas shumë vitesh betejash të brendshme, ajo po përpiqet të kapërcejë ankthin social dhe të hapë zemrën për dashurinë.
“Shpresoj të gjej një mashkull që të më kuptojë ashtu siç jam dhe të më pranojë me tipin tim. Do të ishte lumturi për mua dhe prindërit e mi nëse 2024-a më gjen në një lidhje,” rrëfen ajo.
Ania ëndërron që vitet në vijim t’i sjellin jo vetëm puthjen e parë, por edhe një marrëdhënie të vërtetë, ku të ndihet e pranuar dhe e dashur.