“Nata e tmerrit në Shkodër: Zjarr i fuqishëm shkrumbon shtëpi”

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme lagjen Dudas të Shkodrës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët shpërthyen fillimisht në një banesë, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, ato u përhapën me shpejtësi edhe në një tjetër shtëpi pranë. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë arritur të shpëtojnë në kohë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vendosin nën kontroll flakët pas një operacioni të gjatë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

More posts