Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni pranë një koshi mbeturinash. Kordoni i saj kërthizor ishte akoma i pakëputur dhe nuk kishte asnjë shënim apo mënyrë për të ditur se nga kishte ardhur “pakoja”. Kur u rrit, ajo zbuloi diçka SHOKUESE përmes testit të ADN-së.
Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të MAHNITSHME

Duke u rritur, ajo u rrethua me dashuri nga prindërit e saj të cilët e kishin adoptuar. Por pavarësisht kësaj ajo gjithmonë kërkonte të dinte origjinën e saj. Por në kërkimin e saj për të vërtetën, ajo gjeti shumë më tepër se sa kush ishin prindërit e saj.
Ndihej e braktisur
Pasi mori vesh që nëna e saj biologjike e kishte braktisur, pa patur asnjë faj, ajo nuk mund të fshinte ndjenjat e saj të trishtimit dhe të zemërimit. Janet Barnicoat është shprehur për ABC Neës.” Si e lini fëmijën tuaj me karton në një rrugicë? Ndihem sikur ajo më hodhi larg, si mbeturinë. Më vuri pranë një koshi mbeturinash. Kjo të vret nga brenda. ”
Tani, si një nënë e pesë fëmijëve, Barnicoat nuk mund ta kuptojë se si një nënë mund ta braktiste fëmijën e saj në atë mënyrë.
Kërkonte të dinte rrënjët e saj
Duke kërkuar rrënjët e saj biologjike, Barnicoat kërkoi gruan që kishte thirrur policinë kur ajo gjeti një fëmijë pranë koshit të mbeturinave. Barnikoat ishte e sigurt se kjo grua do të kishte njëfarë informacioni për të kaluarën e saj. Kur Barnicot u takua personalisht me Joanne Housser, Barnicoat i shpërthyen lot dashurie dhe mirënjohje për “engjëllin e saj mbrojtës”, por Housser nuk i tregoi asaj asgjë të rëndësishme për nënën e saj biologjike.
E vendosur për të gjetur përgjigje, Barnicoat dërgoi një mostër të pështymës së saj në Ancestry për të kërkuar për përshtatshmëritë e mundshme të ADN-së. Shumë shpejt, ajo mori disa informacione të reja rreth pemës së saj familjare.
Takimi special
“Isha duke kontrolluar email-in tim, dhe në të thuhej se kisha një përputhje të mundshme të ADN-së”, kujton Barnicoat. “Kjo e çoi te vëllai i saj, Dean Hundorf, i cili gjithashtu ishte braktisur në një karton në të njëjtin qytet. Të dy vëlla e motër ishin të tronditur sesi nëna e tyre biologjike i kishte braktisur në të njëjtën mënyrë. “Ishte sikur ne kishim njohur njëri-tjetrin prej sapo kishim lindur”, tha Hundorf për ribashkimin e tyre emocional. Duke festuar familjen e tyre të sapokrijuar, ata nuk ishin në dijeni se jeta i kishte rezervuar edhe një surprizë tjetër.