Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot lagjen Vayekas në Madrid, duke lënë të plagosur 21 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas shërbimeve të emergjencës.
“Shpërthimi që tronditi kryeqytetin: Kat i tërë shembet, banorët në panik!”

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në një kafene, ku një rrjedhje gazi shkaktoi shpërthimin dhe shembjen e katit të sipërm, duke shkatërruar plotësisht hapësirën.
Megjithatë, autoritetet raportojnë se struktura e ndërtesës mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për shembje të mëtejshme, sipas informacionit të dhënë nga mediat lokale, përfshirë “El Confidencial”.