Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë nga Tameside Hospital në Greater Manchester, ku një anestezist britanik akuzohet se ka braktisur pacientin gjatë një operacioni për të kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere.
Anestezisti 44-vjeçar lë operacionin në mes për s*ks, ja çfarë tha në gjyq…

Mjeku Suhail Anjum, 44 vjeç, është përballë një procesi disiplinor pasi më 16 shtator 2023 la pacientin të shtrirë në sallën e operacionit dhe doli për rreth 8 minuta. Në këtë kohë, një koleg e ka gjetur atë në një “pozicion komprometues” me një infermiere, të njohur në proces si “Nurse C”.
Fatmirësisht pacienti nuk pësoi pasoja, por autoritetet shëndetësore e kanë cilësuar veprimin si “shumë të rrezikshëm dhe të papranueshëm”, duke paralajmëruar se rrezikohet seriozisht siguria e pacientëve dhe besimi ndaj sistemit shëndetësor.
Procesi disiplinor
Rasti po shqyrtohet nga Medical Practitioners Tribunal Service (MPTS), i cili ka nisur gjyqin më 11 shtator 2025 dhe pritet ta mbyllë më 17 shtator 2025. Mjeku rrezikon që nga një paralajmërim deri tek pezullimi ose përjashtimi i përhershëm nga profesioni.