Një sasi eksplozivi është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në pronësi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Hoteli ndodhet në lagjen nr.1, pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.
Shok në Durrës: Lëndë plasëse me celular gati për shpërthim tek hoteli i Dakos

Lënda e dyshuar si tritol ishte e lidhur me një telefon celular dhe dyshohet se ishte gati për t’u aktivizuar. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe njësia e xhenios, të cilat rrethuan zonën dhe kryen shpërthimin e kontrolluar të mjetit.
Deri tani nuk ka të dyshuar se kush e ka vendosur lëndën plasëse. Policia po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorin.
Stafi i hotelit dhe personat që ndodheshin aty janë evakuuar menjëherë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen.