Ja si është gjëndja e djalit të vogël me Leuçemi , Lajme te mira nga Spitali !

Një rreze drite ka mbërritur për familjen Dhimaku, e cila pak javë më parë u përball me humbjen e dy vajzave të saj në një aksident tragjik në aksin Sarandë–Delvinë. Djali i vetëm i familjes, 7-vjeçari Isli, i diagnostikuar me leuçemi, po i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer trajtimit mjekësor dhe pritet të dalë nga spitali ditën e hënë.

Isli po kurohet në spitalin “Bambino Gesù” në Romë, një nga qendrat më të specializuara në Europë për fëmijët me sëmundje të rënda. Sipas mjekëve, ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Itali për monitorim të kujdesshëm, ndërsa gjendja e tij shënon përmirësime të ndjeshme.

Tragjedia që preku opinionin publik ndodhi më 24 gusht, kur motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën pasi makina e tyre u godit nga një 23-vjeçar që kryente një parakalim të rrezikshëm nën efektin e alkoolit. Të dyja vajzat punonin krahas shkollës për të mbledhur të ardhura që të ndihmonin në kurimin e vëllait të tyre të vogël.

Falë kontributit të Fondacionit “Firdeus”, që mori përsipër shpenzimet e trajtimit, dhe mbështetjes së gjerë nga komuniteti, shpresa për shërimin e Islit është bërë realitet. Lajmi i gëzueshëm i përmirësimit të tij sjell ngushëllim e forcë jo vetëm për familjen Dhimaku, por për të gjithë ata që u prekën nga kjo histori dhimbjeje dhe kuraje.

More posts