Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas, të cilat përbëjnë të vetmen mundësi mbijetese në një nga zonat më të izoluara dhe më të braktisura të Shqipërisë.
As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Në mes të pluhurit, fadromave dhe policisë, dëgjohen zërat e dhimbjes dhe revoltës, banorë të dëshpëruar që shohin të shembet e vetmja pasuri që kanë ngritur me duar dhe me borxhe.
Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, ndërtuar këtë vit, po përgatitet për shembje.
“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar, ndërsa sheh punëtorët që përgatiten për t’i futur fadromën në shtëpi.
Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.