SHBA bombardoi Iranin, Rama reagon fort: Një devijim i rrezikshëm…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e SHBA ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit.

Sipas Rames një shtet si Irani nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Shqipëria, shton Rama, është përkrah përpjekjeve të presidenti të SHBA-së Donald Trump për të mos lejuar Teheranin të zotërojë armë bërthamore.

Ky nuk është thjesht një tjetër shtet bërthamor. As një diktaturë me ambicie bërthamore. Bëhet fjalë për një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në një propagandë 70-vjeçare që i portretizon kombet e lira si “satanike”, dhe që bën thirrje haptazi për shkatërrimin e tyre.

Sipas çdo standardi, është një devijim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër me armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik. Si një komb që ka dalë nga errësira e një regjimi ateist dhe shtypës, si anëtar krenar i botës së lirë dhe si partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të arrijë ndonjëherë të zotërojë armë bërthamore”, shkruan Rama

More posts