Situata në Kosovë dhe Ballkan mund të percipitojë drejt dhunës. Ky është paralajmërimi që ka bërë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në një konferncë për shtyp, Zakharove tha me tone agresive se sipas saj qeveria e Prishtinës po shkel vazhdimisht Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe po kryen represion antiserb në Kosovë.
Situata në Kosovë rrezikon të rrëshqasë drejt konfliktit”/ Rusia “trazon” ujërat në Ballkan, reagon Zëdhënësja ruse

Zakharova kujtoi se autoritetet shqiptare në Kosovë po përpiqen në mënyrë të paligjshme sipas saj të pengojnë serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, si e fundit në një seri lëvizjesh të “inxhinierisë etnike anti-serbe” nga Prishtina.
“Problemi i Kosovës duhet të kthehet në kuadrin ligjor ndërkombëtar me rolin udhëheqës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përndryshe, një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është e pamundur, dhe rreziqet që situata të rrëshqasë në një konflikt të ri po shumëfishohen”, tha Maria Zakharova, Zëdhënëse e MPJ Ruse.
Më tej Zakharova foli për një politikë agresive të Kurtit duke shtuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e percepton pasivitetin e BE-së si miratim të heshtur të politikës së tij agresive dhe po saboton qëllimisht emërimin e një nënkryetari serb në parlamentin e të ashtuquajturës Kosovë.
“Po bëhen përgatitje për të pushtuar institucionet arsimore dhe mjekësore serbe të vendosura në provincë, dhe po kryhen bastisje ndëshkuese kundër organeve vetëqeverisëse serbe. Shkeljet në vendet e shenjta ortodokse vazhdojnë”, së bashku me zhdukjen e komuniteteve serbe si në veri ashtu edhe në jug të provincës”.