“Jozi triumfon mbi Gjestin? Menaxherja e artistëve zbulon të vërtetën e verës”

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ishte sot e ftuar në programin “Live From Tirana”, ku komentoi zhvillimet më të fundit në botën e showbiz-it.

E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për situatën e Gjestit, i cili kohët e fundit ka qenë më pak aktiv, Rea u shpreh:

👉 “Realisht më vjen keq për këtë që i ka ndodhur Gjestit. Uroj që të dalë nga ajo gjë e zezë ku është futur, sepse edhe statuset e tij dukeshin shumë të vakëta. As ai vetë nuk dinte se çfarë po ndodhte.”

Por surpriza e intervistës erdhi kur Sharka e pyeti se kush ishte artisti më i suksesshëm i verës. Pa hezitim, Rea tha:

👉 “Jozi, jashtëzakonisht. Mendoj që ai qëndroi në stilin e tij, është shumë popullor dhe prek një publik më të gjerë. Ka edhe audiencën e dasmave, dhe normalisht kjo i shton të ardhurat. Kështu që, realisht, Jozi ka pasur një verë fitimprurëse dhe shumë të bukur.”

More posts