“Qeveria hap thesin! Ja sa do të jetë paga minimale, pensioni dhe bonusi i bebes”

Partia Socialiste ka shpallur disa masa sociale që do të prekin drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve gjatë këtij mandati. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, pritet të miratohen vendimet e para për rritjen e pagave, pensioneve dhe përfitimeve për prindërit e rinj.

👉 Pagat – Nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.

👉 Pensionet – Në bashkëpunim me Bankën Botërore, po përgatitet një reformë e re që synon deri në vitin 2029 ta çojë pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në 40 mijë lekë.

👉 Bonusi i bebes – Nga janari 2026, ndihma financiare për foshnjat do të pësojë një rritje të ndjeshme. Bonusi për fëmijën e parë do të jetë 300 mijë lekë (nga 40 mijë aktualisht), për fëmijën e dytë 420 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë 600 mijë lekë. Këto shuma nuk do të jepen si çek i vetëm, por në pagesa mujore deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç.

More posts