Është konfirmuar zyrtarisht: përballja Serbi–Shqipëri nuk do të zhvillohet në “Rajko Mitić” të Beogradit (Marakana), por në stadiumin “Doçica” të Leskovacit. Vendimi u mor pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit dhe u miratua nga UEFA, ndërkohë që edhe FSHF dha dakordësinë e saj.
Zyrtare: Ndeshja Serbi–Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, zhvendoset në një stadium tjetër…

“Doçica”, i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet prej vetëm 8 mijë vendesh, krahasuar me rreth 52 mijë të Marakanës. Ky ndryshim lidhet edhe me trazirat e fundit në ndeshjen Serbi–Angli, që pritet të sjellin një dënim të rëndë për vendasit: gjobë të majme dhe të paktën një ndeshje pa tifozë.
Frika nga përsëritja e incidenteve dhe pamundësia për të kontrolluar grupet e huliganëve duket se i ka shtyrë organizatorët të zgjedhin një skenar më të qetë, larg kryeqytetit.