Një aksident fatal ka tronditur Bolonjën në orët e para të mëngjesit. 18-vjeçari shqiptar Valjero Maksuti humbi jetën pasi makina “Audi” e vjedhur, me të cilën po udhëtonte, u përplas me një shtyllë elektrike dhe u shkatërrua. I plagosur rëndë mbeti shoku i tij 19-vjeçar. Policia tha se mjeti, i ndjekur pas vjedhjes, lëvizte me shpejtësi skëterrë dhe pas përplasjes u nda në “një mijë copa”.
Vjedhja përfundon në tragjedi: Kush ishte 18-vjeçari shqiptar që u përplas për vdekje gjatë ndjekjes nga policia italiane



