Në nisje të sesionit të ri parlamentar, përçarjet brenda Partisë Demokratike janë bërë sërish të dukshme. Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, kritikoi me tone të ashpra gjendjen e partisë dhe drejtuesit e saj.
U la jashtë kryesisë, Dashnor Sula plas bombën: “Pushteti merret ose me votë, ose me kryengritje!”

“Ndjej vetëm keqardhje. Shikoj errësirë në të ardhmen e PD. Sot PD është kthyer në një biznes për interesat e drejtuesve të saj. Deputetët dhe figurat kryesore veprojnë për lidhjet e tyre personale, ndërsa votuesit nuk kanë çfarë bëjnë,” tha Sula.
Ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi të madhe, por edhe drejtuesit e tjerë të PD-së, duke përmendur si shembull Flamur Nokën dhe kryesinë e partisë.
“Berisha ka shumë përgjegjësi, por ka dhe hajnë, lakej e servila që i bëjnë fresk. Këta njerëz do ikin me bishtin ndër shalë, të turpëruar,” shtoi Sula.
Duke e cilësuar sjelljen e PD-së të pafuqishme përballë Ramës, ai theksoi se “pushteti merret ose me votë, ose me protesta e kryengritje” dhe se demokratët duhet të reflektojnë për gabimet e së shkuarës.