Kryeministri Edi Rama, pas prezantimit të qeverisë së re gjatë Asamblesë së PS-së më 11 shtator, ka ndarë sot një fotoalbum me ministrat e kabinetit të tij të katërt.
Rama publikon fotoalbumin e ministrave të rinj: “Qeveria e Shqipërisë 2030 në BE”!

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama e shoqëroi albumin me mesazhin se ky është ekipi që do të udhëheqë vendin drejt objektivit madhor – anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🌹🇪🇺”, shkroi Kryeministri.