Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Rrogozhinë–Lushnjë, pranë fshatit Konjat. Autobusi i linjës Tiranë–Athinë, me targa greke, u përplas me një motomjet, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij, 72-vjeçarit Qemal Krasniqi nga Dushku i Lushnjës.
Tragjedi në aksin Rrogozhinë–Lushnjë: Autobusi Tiranë–Athinë përplas për vdekje të moshuarin!

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit, 50-vjeçarin Hektor Lakuriqi, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.