Një histori e dhimbshme është përcjellë nga gazetari Xhensil Shkëmbi, një intervistë me zonjën Emona Lato, nga Korça e cila është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjatë gjithë jetës së saj nga bashkëshorti, dhe si të mos mjaftonte kjo, fati nuk ka qënë në anë të saj as me fëmijët.
Djalin e gjeti të v*rur dhe vajzën e mitur ia përdh*nuan/ Një histori nga nëna korcare që do ju rrënqeth shpirtin!

Në vitin 2014 djali i Emonës, Hysen Lato për shkak të dhunës të vazhdueshme nga i ati, dhe pasi ky i fundit e dëboi nga shtëpia vari veten. Gjithçka filloi me një kërkesë të të birit ndaj Emionës që të mos shkonte të punonte në arë atë ditë, sepse ishte festa e Bajramit, i ati e dhunoi bashkëshorten për këtë arsye.
Une isha shumë e tronditutur, vetëm djalin e pashë në oborr me pa dy herë me buzëqeshi dhe nuk e pashë më më djalin. Nuk kisha ndihmë nga askush’’, tregon me lotësh Emona.
Më pas ajo tregon me dhimbjes se si të birin e kanë gjetur banorët e fshatit 6 ditë më vonë të vdekur, pasi kishte varur veten.
Po në të njëjtin vit vajza 12 vjeçare e Emonës, përdhunohet, e për pasojë ngelet shtatëzanë, por vetëm në muajin e shtatë e kupton që po pret një fëmijë.