FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.

Asaj iu besua nga kreu i ekzekutivit, drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke zëvëndësuar Erion Veliajn.
Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.

E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.

“E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

More posts