Një skenë horror kaq ndodhur në Hollywood Hills të Los Angeles: një trup i copëtuar dhe i avancuar në proces dekompozimi u zbuluar brenda bagazhit të përparmë (“frunk”) të një Tesla-je, e regjistruar në emër të këngëtarit të njohur D4vd (emri i vërtetë: David Anthony Burke), krijues i hiteve virale si “Romantic Homicide”.
Makina, që ishte braktisur prej ditësh, u vu re nga fqinjët për shkak të një ere të rëndë dhe të padurueshme që dilte nga ajo. Kur policia (LAPD) ndërhyri në lokacionin ku makina ishte tërhequr, ata gjetën një trup të mbështjellë dhe të copëtuar në mënyrë të makabër.
Zyrtarët kanë konfirmuar se çështja është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, por deri tani identiteti i viktimës nuk është zbuluar.
Nga ana e tij, D4vd tha — përmes menaxhmentit — se po bashkëpunon plotësisht me hetimet, por nuk pritet të ndalë turneun e tij botëror të planifikuar, një zgjedhje që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe kritika të shumta në rrjetet sociale.
Përfaqësuesit ligjorë të këngëtarit theksuan se nuk ka ndonjë akuzë zyrtare kundër tij në këtë fazë, dhe hetuesit po punojnë për të përcaktuar kohën dhe shkaqet e vdekjes.