Një frazë e vetme mjaftoi që intervista e tij në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTv të bëhej kryefjalë në rrjet. Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, foli për herë të parë publikisht për lidhjen me Grida Dumën, një nga figurat më të spikatura të skenës politike e mediatike shqiptare.
Grida më ka vizituar shpesh në burg”, Ervin Salianji flet për planet për martesë

Ai kujtoi periudhën e izolimit dhe rolin e saj pranë tij:
“Ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg,” u shpreh Salianji.
Megjithatë, kur pyetja për kurorëzimin e lidhjes nuk mungoi, deputeti zgjodhi të mbetej diskret:
“Nuk është momenti për këtë. Do të ketë kohë e vende të tjera ku do të flasim gjatë e gjerë. Unë nuk e kam përfshirë kurrë jetën time personale në publik.”